Në Rusi do të ndalohet shitja e alkoolit dhe birrës me përqindje më të lartë se 5 % pas orës 11.00 të mbrëmjes dhe deri në orën 8 të mëngjesit. Ky kufizim do të veprojë kudo, përveç pikave të ushqimit publik. Amendamentet përkatëse të ligjit për prodhimin dhe qarkullimin e produkteve që përmbajnë alkool tashmë i janë drejtuar qeverisë së Federatës Ruse, shkruan botimi "Rossiskaja gazeta". Për kufizimin e mundësisë së blerjes së alkoolit gjatë orëve të natës dha urdhër Presidenti i Rusisë Dimitri Medvediev që në shtator të vitit 2009. Sipas raportit të OKB-së, nga alkooli Rusia në vititn 2025 mund të humbasë 11 milionë veta. Në Konceptin shtetëror të miratuar për reduktimin e masave të gjera të keqpërdorimit të alkoolit dhe profilaksisë së alkolizmit në popullsinë e Rusisë, deri në vitin 2020 planifikohet të ulet deri në dy herë. Ndalimi i shitjes së alkoolit në orët e natës është një nga masat e parashikuara.

Komente të artikullit të ditës

Kompanitë antialkoolike aktualisht në shumë vende të botës praktikisht nuk punojnë, mendon drejtori i departamentit të Bashkimit të pjesëmarrësve të tregut të alkoolit Vadim Drobiz: "Alkoolizmi në periudhë krize rritet në gjithë botën. Rusia në këtë plan nuk bën përjashtim. Bile edhe ato vende, të cilat jetojnë sipas rregullave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), nuk kanë arritur suksese në luftën kundër alkoolit. Kështu në Suedi dhe Finlandë konsumi i alkoolit u rrit deri në 70 %. Interesante, se në krahasim me pagat minimale mesatare në vendet skandinave alkooli është më lirë, se sa në Rusi. Gjatë kësaj numri minimal i pikave të shitjes së alkoolit në Suedi dhe Finlandë përbën 1 pikë për 8 mijë veta, kurse në Rusi 1 pikë për 500 veta. Në Finlandë përdorimi i alkoolit nga femrat është rritur 6 herë, për burrat 2 herë. Fatkeqësisht, aktualisht askush nuk e dihet mënyra universale për të fituar mbi alkoolin. Kjo është "sëmundje" tipike për vendet Lindore dhe Perëndimore të Europës, si për nivelin e lartë të jetesës, dhe për atë të ulët. Kurse për masat e reja kufizuese në Rusi mund të shprehem, se në tërësi unë e mbështes këtë masë. Të paktën, shkeljet e rregullit të natës në vendin tonë është e sigurt se do të pakësohen.