Fundjavën që kaloi liderët e vendeve kryesore në formatin e "G-20"-shes punuan për strategjinë e daljes nga kriza globale. Mendime të përbashkëta nuk pati për të gjitha çështjet. Të gjithë janë dakort me atë, se megjithëse ekonomia botërore filloi të rimbëkëmbjet pas krizës, që tani për tani janë jo mjaft e qëndrueshme dhe e barabarta. Për këtë duhet të bashkohen përpjekjet dhe miqësisht të bëjmë hap përpara në një drejtim. Për shembull, fillimi i reduktimit të deficitit buxhetor. Siç dëshmohet në komunikatën përfundimtare të samitit, deri në vitin 2013 ky tregues duhet të zvogëlohet minimalisht dy herë. Bashkërenditën gjithashtu principet e falimentimit të instituteve financiare dhe mënyrat e mbrojtjes së tatimpaguesve gjatë përcaktimit të humbjeve. Tema për aplikuimin e valutës së re rezervë u prit me shumë pak entuziazëm. E megjithatë aktualisht, kur këtë problem e përjeton euro, gjithnjë e më shumë vende pajtohen me këtë ide, vuri në dukje Presidenti i Federatës Ruse Dimitri Medvediev: "Aktualisht kjo ide nuk i shkakton askujt nervozizëm. Sigurisht, nuk ka kuptim të përcaktohen afate për krijimin e valutave të reja rezervë... por kjo çështje është shumë afër të ardhmes. Do të merremi me të paralelisht me krijimin e Qendrës Financiare Ndërkombëtare në Rusi. Tani kjo nuk është ekzotikë, por një ide që funksionon", u shpreh Presidenti. Por propozimi për aplikimin e tatimit special ndërkombëtar për bankat ose operacionet financiare, që të krijohet fondi shtesë për stabilizimin e ekonomisë, në dokumentin përfundimtar nuk hyri. Rusia, Kina dhe Kanadaja mendojnë, se ky do të rrisë vleftën e shërbimeve bankare. Një sërë çështjesh i shtynë për takimin tjetër të radhës në Seul. Në tërësi tek vëzhguesit u krijua një përshtypje e paqartë nga përfundimet e samitit. Saktësisht, dy samitet: "G-8" dhe "G-20", për herë të parë si një eksperiment dhe për të kursyer kohë u zhvilluan në një vend dhe praktikisht njëkohësisht. Fillimisht u planifikua, se "klubi i të vjetërve"do të sqyrtojë çështjet politike, dhe në një format akoma më të gjerë do të diskutohen temat e ekonomisë globale. Por gjatë punës u bë përsëritja e pozitave të shpallura më parë të vendeve të "G-8"-shes dhe në diskutimet e "G-20"-shes për listën e temave që pjesërisht ishin dyfishuar. Por tani për tani është vendosur të ruhen dy formate pune. Në vitin 2011 Franca do të presë "G-8"-shen si tradicionalisht në verë, kurse "G-20"-shen në nëntor. Rusia deklaroi gjithashtu për dëshirën e zhvillimit në vend jo vetëm të "G-8"-shes në vitin 2014, por edhe të "G-20"-shes në vitin 2013.