0Kreu i MPJ të Rusisë Sergei Lavrov do të niset më 28 qershor për një turne në Lindjen e Mesme, që të diskutojë me udhëheqjen e Izraelit, Egjiptit dhe administratën kombëtare të Palestinës situatën në rajon, në veçanti, ecurinë e negociatave jo të drejtpërdrejta midis Izraelit dhe administratës kombëtare të Palestinës, njoftoi Përfaqësuesi i MPJ Andrei Nesterenko. Rusia është e interesuar, që këto kontakte sa më shpejt të jetë e mundur të kalojnë në format të dialogut të drejtpërdrejtë. Do të shqyrtohet situata rreth Sektorit të Gazës dhe problemi i unitetit brendapalestinez. Moska gjithashtu ka ndërmend të konfirmojë propozimin për zhvillimin në Moskë të konferencës në lidhje me Lindjen e Mesme.