0Dimitri Medvediev mendon, se puna për kapërcimin e pasojave të krizës financiare dhe rimëkëmbjen e sistemit financiar botëror duhet të vazhdohet. Në intervistën për shtyp sipas përfundimeve të samitit të "G-20"-shes në Toronto Medvediev vuri në dukje vendimet e tij më të rëndësishme. Në veçanti, ai tha, se në Komunikatë janë fiksuar afatet e reduktimit të deficitit buxhetor dy herë deri në vitin 2013 dhe niveli i stabilizimit të borxhit shtetëror deri në vitin 2016. Përveç kësaj, Medvediev përmendi vendimin e marrë për rishpërndarjen e kuotave të Bankës Botërore. Rusia nuk e mbështeti idenë e tatimit universal. Presidenti shpjegoi, se në rast se ai do të aplikohet do të shtrenjtohen kreditë, kurse vonesa e pagesave do të rëndojnë tek sektori financiar dhe shtetasit. "Kryesorja për çfarë ne ramë dakort në samit, ishte se aplikimin e tatimeve çdo vend duhet ta vendosë vet", theksoi Medvediev. Në deklaratën përfundimtare thuhet për atë, se është e domosdoshme që të rritet vëllimi i prodhimit botëror gati me 4 trilionë dollarë, të krijohen 52 vende pune shtesë dhe të nxirren nga gjendja e varfëruar deri në 90 milionë veta në të gjithë botën. Pjesëmarrësit e takimit mendojnë, se "vendet me deficit të madh buxhetor duhet të marrin masa për rritjen e kurcimeve, duke mbajtur hapur gjatë kësaj tregjet dhe zhvillimin e konkurencës eksportuese". Përveç kësaj, liderët e vendeve të "G-20"-shes ranë dakort për shmangien graduale nga subvencionimi i nxjerrjes dhe përdorimit të llojeve joefektivë të lëndës djegëse.