Lufta kundër varfërisë është problem global i njerëzimit. Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) përpunoi programin special me titull "Qëllimet e zhvillimit të Mijëvejeçarit", në të cilin paraqitet strategjia e zgjidhjes së tij deri në vititn 2015. Pyetjet, që kanë lidhje me realizimin e këtij Programi janë nga më kryesoret e samiteve të "G-8"-shes dhe "G-20"-shes, që do të zhvillohet në Kanada nga 25-27 qershor. Lufta kundër varfërisë zhvillohet nga komuniteti ndërkombëtar në nivel shteti. Por, ka rëndësi, që çdo përfaqësues i komunitetit njerëzor të kuptojë dhe të përcaktojë pozitën e vet për zgjidhjen e problemit të përjetshëm, siç është paqja. Shkakun e varfërisë në mosbarazinë e njerëzve, konfirmon publicisti, Drejtori i Qendrës ruse të psikologjisë praktike Sergei Kliçnikov: " Njerëzit nuk janë të barabartë sipas mundësive, aftësive të veta. Ata, të cilët janë më të fortë, përfshijnë burimet financiare, pushtetuese, administrative dhe i ruajnë ato për një periudhë të gjatë. Gjatë kësaj ndryshimi i gjendjes së të pasurve dhe të të varfërve në rajone të ndryshme është i ndryshëm. Problemi i varfërisë ndikon në zhvillimin e civilizimit tonë. Ai lind ndjenjën e protestës. Ndërkaq nganjëherë si protestues dalin jo vetëm të varfërit, por edhe personat, që i përkasin klasës së mesme, persona, që në nivel emocional e përjetojnë këtë mosbarazi dhe kanë dëshirë që ta ndryshojnë atë", u shpreh Kljuçnikov. Problemi i varfërisë është problem edhe ekonomik, edhe psikologjik, edhe shpirtëror, mendon Sergei Kljuçnikov. Ai ka të bëjë me të gjithë njerëzit. Edhe me të varfërit, dhe me personat me pushtet, dhe thjesht me të pasurit. Dihet, se mospëlqimi ndaj tyre është mjaft i madh. Siç ka thënë një person, është e pamundur të jesh i pasur dhe i lumtur në një vend të varfër. Kur ndarja në të pasur dhe të varfër të jetë kritike, mund të ndodhin procese të ndryshëm aspak të dëshirueshëm. Kjo ka të bëjë me Rusinë, dhe me gjithë botën. Prandaj duhet të krijohet një shoqëri me mundësi të njëjta. Duhet të përpiqemi jo drejt shoqërisë me barazi finanaciare, por drejt shoqërisë me mundësi të barabarta.