Nën devizën "Bashkëveprim për interesa të përbashkëta" në Majkop po zhvillohet forumi i katërt ndërkombëtar i mjeteve të informimit masiv të jugut të Rusisë, Abkhazi dhe Osetinë e Jugut. Gazetarët kanë ndërmend të diskutojnë problemet e zhvillimit të Mjeteve rajonale të Informimit masiv, mbijetesa e tyre dhe kushtet e krizës ekonomike, krijimi i hapësirës informative unike të jugut të Rusisë dhe gjithë vendit. Vëmendje e madhe do tu kushtohen çështjeve të bashkëpunimit ndërkombëtar të shtypit për kundërqëndrim ndaj terrorizmit dhe korrupsionit.