Deri në Konkursin e radhës Ndërkombëtar me emër të Çaikovkit është edhe 1 vit i tërë. Verën e ardhshme nga 14 qershori deri në 2 korrik në Moskë do të mblidhen muzikantët e rinj nga e gjithë bota, që të demonstrojnë artin e vet në piano, violinë violinçelë dhe për këngë solo. Në site-n zyrtar të këtij konkursi do të fillojë punë sistemi online i dorëzimit së aplikimeve. Detyrën që ka vënë përpara vetes komanda e re, që e kryeson Komitetin Organizativ është që ti kthejnë konkursit të Çaikovskit prestigjin e lartë dhe ta nxjerrin atë në pozitë prej lideri në botë. Kryetari i tij u bë Valerij Gergiev. Udhëheqësi i grupit të punës për përgatitjen e konkursit është regjizori amerikan Richard Radzinski. Ai për shumë vjet ka kryesurar konkursin për piano Van Kliberinit në Teksas. Meqë ra fjala, vet Van Klibern, i cili është fituesi i parë i Konkursit të Çaikovskut në vitin 1958, do të jetë Kryetari i nderit i jurisë për interpretimin në piano në forumin e ardhshëm. Që Konkursi me emët të Çaikovskit të jetë maksimalisht atraktues për muzikantët, organizatorët kanë ndërmend të "garantojnë "pastërtinë e kristaltë" të vlerësimeve, menazhim të koncertit për laureatët, përdorimi i transmetimeve të internet", për këtë njoftoi Richard Rodzinski: "Konkursi i Çaikovskit deri më sot gëzon reputacion të ngjashëm me babain e të gjithë konkurseve... Dhe aktualisht ne po punojmë për atë, që ta bëjmë konkursin e tij numur një në botë", u shpreh Rodzinski. Konkursi i XIV-të i Çaikovskit ka ndryshuar rregulloren dhe sistemin e vlerësimit të debutimeve. Programi i gjithë tureve i garanton debutuesit liri të madhe për zgjedhjen e repertuarit. Vërtet, kryesore për muzikantët janë koncertet. "Unë shpresoj, se ne do tu paraqesim laureatëve mundësinë për të dhënë nga 20 deri në 50 koncerte në vit. Për këtë ne do të bashkojmë përpjekjet e menazherëve muzikorë në SHBA-s, Britaninë e Madhe dhe, sigurisht, në Rusi", siguron Richard Rodzinski. Përveç kësaj, organizatorët duan të tërheqin vëmendjen e amatorëve të muzikës për vet garën artistike me ndihmën e Internetit. Duke marrë përsipër kryesinë e konkursit të Çaikovskit, Maestro Gergiev siguroi: "Fituesve të konkursit të vitit 2011... do tu krijohen mundësi të rralla për të bashkëpunuar me Teatrin Mariink në kuadrin e festivalit "Netët e bardha" ose Festivalin e Pashkëve, me Orkestrën e Londrës, New Yorkut ose atë të Çiganskut... Me 5-6 orkestra, të cilat i dirigjoj unë, që bëjnë pjesë në numrin e orkestrave më të mira në botë". Për një start të tillë të karierës artistike ëndërron çdo muzikant!", u shpreh Valeri Gergiev.