Presidenti i SHBA-s Barak Obama gjatë takimit dypalësh me homologun e vet rus Dimitri Medvediev në Uashington i propozoi Rusisë të krijojnë së bashku sistemin global të Mbrojtjes Anitraket (MAR). Pavarësisht nga refuzimi për dislokimin e elementeve MAR në Çeki dhe Poloni, autoritetet amerikane po zhvillojnë negoiciatat për bashkëpunim analogjik me bullgarinë dhe Rumaninë, që përbën shqetësim të madh për Moskën. Por deklarata e fundit e Barak Obamës dëshmon për atë, se kursi i SHBA-s në lidhje me sigurinë e vet mund të korrigjohet. Dimitri Medvediev është i sigurt: sistemi global i mbrojtjes duhet të "mbulojë" jo vetëm një vend ose një grup vendesh, por tu përgjigjet interesave të të gjithë pjesëmarrësve përgjegjës të komunitetit botëror. Faktikisht propozimi i Barak Obamës përkon me pozitën ruse. Meqë ra fjala, idenë për krijimin e sistemit të përbashkët të MAR Rusia dhe NATO e hodhi në fillim të vitit Sekretari i përgjithshëm i organizatës Andres Fog Rasmussen. Vërtet, arkitektura e projektit atëherë nuk ishte e qartë. Aktualisht Barak Obama bëri njëfarë korrigjimi për këtë çështje, duke propozuar fillimin e procesit të këmbimit të teknologjive dhe informacionit në lidhje me lëshimin e raketave nga vendet e treta. Po japim mendimin e bashkëpunëtorit të Institutit të Ekonomisë Botërore dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare të Akademisë së Shkencave të Rusisë Vlladisllav Evseev: "Ky problem shqetëson Rusinë dhe një sërë shtetesh europiane, të cilat shqetësohen nga kërcënimi raketor. Dislokimi në territorin e tyre të sistemit amerikan përbën alarm për Moskën, se ai nuk është e drejtuar kundër Iranit, por kundër forcave bërthamore të Rusisë. Dhe në qoftë se Rusia dhe SHBA-s do të krijojnë sëbashku sistemin antiraket, do të eliminohet tensioni si në marrëdhëniet ruso-amerikane, po ashtu edhe në marrëdhëniet e Rusisë me shtete të veçantë të Europës", u shpreh eksperti. Propozimi i Presidentit Barak Obama bëhet  nga domosdoshmëria e ndërtimit të sistemit MAR europian si pjesë e sistemit global, mendon Politologu i njohur Vladimir Dvorkin: "Një kooperim i till duhet të jetë i përbashkët, pasi fjalë bëhet për dislokimin e radarëve dhe mjeteve luftarake në territorin e Europës. Ideja e Barak Obamës, që u mbështet nga Presidenti Dimitri Medvediev, jep shumë shanse për Rusinë dhe SHBa-s, që të vazhdojë pozitivisht dialogun strategjik. Në qoftë se nuk do të ketë bashkëpunim në lidhje me MAR, kjo gjë do të sjellë në krizë të ashpër kundërraketore", u shpreh Politologu. Kuptohet, se për një zhvendosje reale drejt krijimit të sistemit të mbrojtjes globale, që u përgjigjet interesave të shumtë të Rusisë, SHBA-s dhe Europës, amerikanët duhet të rishikojnë politikën e vet në sferën e MAR në territorin e Europës Lindore. Atëherë çështjet e diskuturshme midis Shtëpisë së Bardhë dhe Kremlinit do të eliminohen. Por deri para pak kohësh nëpunësit e lartë amerikanë vazhdonin të deklaronin, se planet e SHBA-s për Europën Lindore, qoftë dhe në pamje të transformuar, mund të realizohen në një të ardhme të afërt.