MPB e Kirgistanit shpalli për arrestimin e nipit të ish presidentit Kurmanbek Bakiev Sanzhar, të cilin autoritetet e reja kirgistanase e konsiderojnë si një nga organizatorët e trazirave në jug të vendit, njoftoi agjencia "24.kg". Sipas fjalëve të Ministrit të përkohshëm të punëve të brendshme të Kirgistanit Bollot Sher, operacioni special përfundoi me sukses, pa humbje në radhët e policisë, pavarësisht nga ajo, se Sanzhar Bakiev bëri kundërqëndrim të rreptë". Kërkimet e personave të tjerë që kanë dorë në organizimin e trazirave po vazhdojnë.