0Rusia ka avancuar duke ndjekur rrugën e vendosjes së demokracisë dhe vlerave europiane. Një mendim të tillë i shprehu Agjencisë ITAR-TASS Kryetari i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës (APKE) Mevlut Chavushoglu. Kreu i APKE-s para së gjithash përshëndeti punën në kuadrin e raportit kushtuar të drejtave të njeriut në Kaukazin e Veriut. Sipas fjalëve të Mevlut Chavushoglit, në APKE duan që "Rusia të luajë një rol sa më aktiv në Strasburg". Kreu i delegacionit të Federatës Ruse Konstantin Kosaçov shikon rezultate pozitive të sesionit kushtuar rregullimit të dialogut midis Rusisë dhe APKE-s në çështjet e respektimit të të drejtave të njeriut në rajonin e Kaukazit të Veriut.