Korporata amerikane e ndërtimit të avionëve "Boeing" dhe qendra inovative Skollkovo e cila ndodhet në rrethinat e Moskës nënshkruan marrëveshjen mbi këtë bashkëpunim. Amerikanët së bashku me partnerët rusë do të punojnë mbi projektimin e avioneve civilë bashkëkohorë. "Boeing" do të organizojë gjithashtu në Universitetin Teknik të Skollkovit mësimin dhe trajnimin e specialistëve për zhvillimin e degës aerokozmike.