Rusia dhe SHBA-s do të mund të bashkëpunojnë në krijimin e sistemit të përbashkët të Mbrojtjes Antiraket (MAR). Ithtar të fortë të një pozite të tillë e deklaroi veten Presidenti i SHBA-s Barak Obama në intervistën e vet dhënë për Agjencinë informative "Interfax". Sipas mendimit të tij, sitemi i përbashkët i MAR-it me Rusinë do të kishte një potencial tejet të madh. Këmbimi i teknologjive dhe informacionit për lëshimet raketore të vendeve të treta do të garantonte siguri të madhe si për Rusinë ashtu edhe për SHBA-s, shprehet me besim ai. Mendimet e shprehura nga Barak Obama ishin të njëjta me ato që propozoi dikur Rusia. Një rëndësi kryesore dhe vendimtare ka çështja, se çfarë konkretisht qëndron pas deklaratave të bëra nga Uashingtoni, mendon kryeredaktori i revistës "Mbrojtja nacionale" Igor Korotçenko. Deklarata aktuale e Barak Obama nuk është aspak propozimi i parë i një lloji të tillë ndaj Rusisë, theksoi ai. Është më se evidente, se ato tingëlluan principialisht në një format të ri-në nivelin më të lartë. Propozimi, padyshim që është shumë interesant, por është e rëndësishme të kuptohet, se çfarë leverdish praktike do të mund të ketë Rusia në rast pjesëmarrjeje në një projekt të tillë. Në qoftë se do të supozojmë, se nën preteksin e atraksionit të Rusisë ndaj këtij projekti do të ndodhë rritja e njëanëshme e mundësive të sistemit amerikan të MAR-it në Europë, atëherë pjesëmarrja jonë në këtë projekt është kontraproduktive. Në qoftë se, fjalë do të bëhet për ndërtimin e vërtetë të sistemit të MAR-it në Europë, atëherë është më se evident fakti, se dhe Moska ka një interes të caktuar në pjesëmarrjen e këtij projekti, tha Igor Korotçenko. Amerikanët kanë kohë tashmë që flasin për dëshirën e tyre për bashkëpunim në sferën e sistemit MAR. Më lidhje me këtë çështje është shprehur edhe paraardhësi i Barak Obamës Xhorxh Bush. Por gjatë udhëheqjes së tij, kjo temë ishte një nga më konfliktueset në marrëdhëniet ruso-amerikane. Madje në qoftë se, Barak Omaba mund të ketë synime shumë herë më serioze se  Xhorxh Bushi, por tani për tani këto janë vetëm synime, mendon kryeredaktori i revistës "Rusia në politikën globale" Fjodor Llukjanov. Për bashkëpunim në këtë sferë duhen medoemos dy rrethana. Së pari: niveli i besimit duhet të jetë tejet i madh. Pa faktorin në fjalë, bashkëveprimi në këtë sferë delikate strategjike është i pamundur. Së dyti: është i domosdoshëm kuptimi i përgjithshëm i karakterit të kërcënimeve të mundshme. Aktualisht besimi po forcohet, por tani për tani është vetëm fillimi i procesit. Përsa i përket vlerësimit të kërcënimeve, në këtë çështje nuk ka kurrfarë qartësie, theksoi Fjodor Llukjanov. Iu kushtua vëmendje edhe një  mendimi të shprehur nga Barak Obama. Sistemi i Mbrojtjes Antiraket, të cilën SHBA-s duan ta dislokojnë në Europë, nuk është i  drejtuar kundër Rusisë, por është menduar për mbrojtjen e aleatëve, partnerëve amerikanë, si dhe për vetë popullit amerikan "nga kërcënimi i ardhur nga vende të tjera, të tillë si Irani". Në lidhje me këtë ai shtoi, se SHBA-s po zhvillojnë sitemin e MAR-it në pjesë të tjera të botës dhe duan të bashkëpunojnë me Rusinë si me një lojtar kyç dhe marrës të leverdisë në këtë arkitekturë globale.