0Vendimi i SHBA-së për përfshirjen e Doku Umarovit në listën e terroristëve ndërkombëtarë dëshmon mbi atë, se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, më në fund, arritën të kuptojnë, se Doku Umarov nuk ka kurrfarë lidhje as me politikën e as me popullin çeçen, deklaroi lideri i republikës së Çeçenisë Ramzan Kadirov. "Ky është terroristi i cili ka një qëllim të vetëm-të dredhë sa më shumë gjak", vuri në dukje lideri çeçen. "Unë me përgjegjësi të madhe deklaroj, se në natyrë nuk ka "separatizëm çeçen" dhe separatistë, ndërsa Doku Umarov ka qenë dhe vazhdon të mbetet bandit", theksoi Ramzan Kadirov. Doku Umarov morri mbi vete përgjegjësinë, në veçanti, të sulmit terrorist të marsit në metronë e Moskës, i cili morri jetën e 40 njerëzve.