0Filmi "Shqiptari" i cili tregon rreth problemeve të emigrimit jolegal, u prezantua me sukes në programin kryesor të konkursit të Festivalit të 32-të kinematografik ndërkombëtar. Ky film është një prodhim i përbashkët i kinematografistëve të Gjermanisë dhe Shqipërisë. "Për mua është një kënaqësi që ky film u prezantua në programin e konkursit të festivalit kinematografik të Moskës. Për herë të parë unë e pashë atë në Mynih, në fakt, atëherë ai nuk ishte montuar përfundimisht, por fatmirësisht, producentët arritën ta realizonin deri në fund dhe ne e përfshimë në programin tonë", tha kritiku i kinemasë, kryetari i komisionit për përzgjedhjen e filmit Andrei Pllahov. Rezultatet e konkursit do të shpallen më 26 qershor në ceremoninë e mbylljes së këtij festivali kinematografik.