Konflikti i gazit midis Moskës dhe Minskut u rregullua. Bjellorusia shleu plotësisht borxhin dhe "Gazprom-i" në këtë mënyrë rivendosi furnizimet me gaz sipas kontratës. Borxhe duhet të japim. Këtë gjë madje e di dhe bufi. Presidenti i Bjellorusisë Aleksandër Llukashenko tentoi ta ignoronte këtë fakt. Dhe pastaj u habit tej mase, kur borxhi prapë se prapë u kërkua të shlyhej. Në fillim, ai u kërkua në një formë mjaft të butë, siç edhe i ka hije një shteti miqësor, theksoi Kryeministri Vladimir Putin: "Ne herë pas herë i paralajmëruam partnerët tanë bjellorusë për domosdoshmërinë e pagëseës në kohë për produktin e marrë. "Gazprom-i" tre herë dërgoi njoftime me shkrim dhe as anjëherë nuk morri ndonjë përgjigje konkrete. Dhe mua dhe Presidentit Dimitri Medvediev na u desh disa herë ti kujtonim partnerëve tanë bjellorusë, në niveli më të lartë, mbi domosdoshmërinë e plotësimit të detyrimve të tyre, por nuk pati kurrfarë reagimi". Vetëm atëherë, kur sipas sanksioneve të përfshira në kontratë "Gazprom" filloi të reduktonte furnizimet me gaz në Bjellorusi, Minsku filloi të vepronte dhe si përfundim i dërgoi paratë që kishte borxh. Ja se si përfaqësuesi zyrtar i kompanisë ruse Sergei Kuprijanov e komenton këtë situatë: "Sipas mendimit tonë, arsye për lindje të problemeve me transitin e gazit në Europë ose me furnizimet e gazit për konsumatorët e Bjellorusisë aktualisht nuk ka. Të enjten në mëngjes "Gazprom-i" morri pagesën për borxhin e grumbulluar gjatë muajëve janar-prill dhe ra dakort me kolegët bjellorusë duke paguar sipas kontratës vlerën e shërbimeve për transitin, megjithëse çështjet që kanë lidhje me transitin nuk janë rregulluar akoma deri në fund. Konflikti u zgjidh, por ndjenjë pakanëqësie mbeti. Ishte me të vërtetë tepër arrogante kjo tentativë për të shfrytëzuar marrëdhënien e mirë të rusëve kundrejt fqinjëve-bjellorusë. Bjellorusia, në fakt paguan më pak nga të gjithë për gazin rus si dhe ka një sërë privilegjesh të tjera. Por në vitin 2011 në Bjellorusi do të zhvillohen zgjedhjet presidenciale. Dhe popullariteti që gëzon Aleksandër Llukashenko drejpërsëdrejti varet nga politika sociale të cilën ai zhvillon në vend. Bujarinë ndaj popullit bjellorus Aleksandër LLukashenkos ia lejojnë pikërisht lëndët e lira hidrokarbure ruse. Me sa duket, Kryetari i shteti bjellorus e ndjeu, se troni i tij u anua në mënyrë të rrezikshme, përderisa ai vendosi të merrte vendime të tilla. Por, Aleksandër Llukashenko i bëri llogaritjet shumë gabim. Me Rusinë mund të biehet në ujdi miqësisht, por kurrkush nuk do t'ia arrijë qëllimit ta manipulojë".