Fondi sipërmarrës i Internet gjigandit me të njëjtin emër-Google Ventures do të investojë para në fusha të ndryshme të ekonomisë së Rusisë duke përfshirë dhe sektorin-IT. Objekt i interesit të tij do të bëhen projektet e reja, të cilat nuk kanë aspak lidhje të drejpërdrejtë me Google, vuri në dukje në intervistën e vet dhënë për radiokompaninë "Zëri i Rusisë" Kreu i Google Russia Vladimir Dollgov: "Fondi Google Ventures investon jo në ekonominë e këtij apo atij vendi, por konkrertisht në projekte. Fondi ka tre muaj që është krijuar dhe normalisht sapo ka filluar  të bëjë diçka. Ai bën investive në fusha krejt të ndryshme: biologji, bioteknologji, linguistikë". Por Vladimir Dollgovi thekson, se zhvillimi i teknologjive të larta në Rusi për këtë kompani është një nga prioritetet kryesore. Ai, në veçanti, u referua tek deklarata e bërë nga Presidenti i Federatës Ruse Dimitri Medvediev mbi atë, se aty nga viti 2015 duhet me doemos të çohet niveli i përdorimit të Internetit nëpër të gjithë vendin deri në 60%. Dhe kjo është një detyrë plotësisht e realizueshme, mendon drejtori i përfaqësisë ruse Google: "Në qotë se kjo detyrë do të ngrihet për diskutim dhe do të ketë mbështetje në nivel të lartë atëherë arsye për mosrealizimin e një projekti të tillë unë nuk shoh, shprehet më tej Vladimir Dollgov. Bile më tepër, që detyra, në të vëtetë, ka karakter të dyfishtë. Ne aktualisht po flasim për televizionin dixhital për të gjithë njerëzit që jetojnë Rusi si dhe për Internetin. Në fakt, këto janë dy fenomene të ndërlidhura, është i njëjti kanal i komunikacionit". Aktualisht kompania ka dy qendra kërkimoro-shkencore-një në Moskë dhe një në Shën Peterburg, ku punojnë programistë që merren me projekte si për Rusinë ashtu edhe për vendet e tjera. Sipas fjalëve të Vladimir Dollgovit, kompania do të zhvillojë në mënyrë aktive në Rusi projektet e rëndësishme sociale. Në veçanti, do të vazhdojë të japë grante për studentët dhe pedagogët e universiteteve të cilët merren me punë kërkimoro-shkencore në drejtime të ndryshme të veprimtarisë. Ndërsa detyra më serioze e kompanisë mbetet pjesëmarrja në projektin Skollkovo, sepse anëtar i këshillit përkrahës është emëruar kryetari i këshillit të drejtorëve dhe Drejtori kryesor ekzekutiv i kompanisë Google Erick Shmidt.