0Siç i njoftoi Kreu i "Gazpromit" Aleksei Miler Kryeministrit Vladimir Putin gjatë mbledhjes në Novokuzneck, autoritetet bjelloruse kërkuan nga "Gazpromi" pagesën për tranzitin e gazit nëpërmjet kësaj Republike sipas çmimit, që nuk përkon me kontratën. Kreu i "Gazpromit" theksoi gjithashtu, se në rast të moospagimit të shumës së kërkuar Bjellorusia kërcënon të ndërpresë transitin e gazit rus nëpër territorin e vet. Ndërkohë, sipas fjalëve të Milerit, Bjellorusia të mërkurën dhe të enjten ka marrë gaz nga vëllimet e transitit. Reduktimi i vëllimeve të transportit arriti të 20 % nga plani i vëllimit të përgjithshëm.