Në shtator të vitit 2010 në Dumën Shtetërore të Federatës Ruse planifikohet të diskutohen amendamentet në ligjin "Mbi reklamën", i cili ndalon dërgimin e spam-letrave me ndihmë të sms-ve, mms-ve dhe njoftimeve me zë pa lejen e abonentit. Por zgjidhja e këtij problemi kërkon miratimin e masave akoma më serioze. Sipas të dhënave të analistëve të "Laboratorit të Kasperskit", për tre ditët e para të muajit të këtij viti në vazhdim pjesa e spam-it në trafikun postar rus përbëri 85,2 %, shkruan gazeta "Novie izvestia". Spam është jo thjesht rrymë e pakontrolluar reklame, por ndër të tjera produkte kontrafakte dhe shërbime të llojeve të ndryshme. Me anë të tij në kompjuterat tanë hyjnë viruse, të cilët shpesh sjellin në pasoja të pandreqshme. Specialistët janë të bindur, në qoftë se në vend do të luftonin kundër tij në nivel legjislativ, atëherë dhe spam-i do të ishte më i paktë edhe krimet e llojeve të ndryshme, të kryera në hapësirën kibernetike. Në nivel ndërkombëtar me spam-et lufton Konventa e Këshillit të Europës për kibernetikën, në të cilën preken lloje të tilla krimesh, si shkelja e të drejtave autoriale, përhapja e pornografisë minorene, akses ilegal tek të dhënat personale. Rusia si dhe Kina dhe një sërë shtetesh të Amerikës Latine deri më sot nuk e kanë ratifikuar këtë dokument. E megjithatë në Rusi ekzistojnë dy ligje, që ruajnë përdoruesit nga spam-i, këto janë ligjet federale "Për reklamën" dhe "Për të dhënat personale". Ata bëjnë thirrje që të respektohet një nga principet kryesorë antispam, i cili thotë, se dërgimi i letrave lejohet vetëm me lejen e përdoruesit. Shpërndarësi konsiderohet shkelës i ligjit, në qoftë se ai nuk është në gjendje të dëshmojë në gjyq, se ka marrë leje për dërgim. Për këtë ai duhet të mbajë përgjegjësi administrative.

Komente të artikullit të ditës

Veprimtari i njohur u Runetit, spikeri i radios Aleksandër Pjushev, mendon, se lufta kundër spam-it në vend është punë e vet përdoruesve."Faktikisht kjo bie mbi shpatulla të vet përdoruesit, i cili vë filtrues adresash, sisteme, të cilat filtrojnë vet trafikun spam. Në qoftë se do të flasim për përgjegjësinë ligjore për dërgimin e spamit, është shumë e vështirë të gjendet ai, që dërgon këtë spam. Pasi kjo gjë ndodh me anë të përdorimit të rrjeteve kompjuterike, si rregull, që përmbajnë viruse, të cilët dërgojnë miliona letra të tilla sipas komandës nga një qendër e vetme. Që të gjendet personi, i cili i merret me to është një detyrë aspak e lehtë. Veçanërisht duke marrë parasysh masat e ndëshkimit për dërgimin e spam-eve. Në qoftë se kjo do të jetë gjobë administratime prej disa dhjetra mijëra rublash, atëherë zorr se do të merret njeri me këtë. Aktualisht Rusia hyn në numrin e vendeve, nga të cilat po realizohet një rrymë e madhe spami. Sipas pikëpamjes time, ne duhet të marrim parasysh eksperiencën ndërkombëtare për zgjidhjen e këtij problemi. Kështu, në SHBA-s ekziston një përgjegjësi serioze për spam-et. Si rezultat është reduktuar në mënyrë dastrike numri i dërgimeve të padëshirueshme si brenda vendit, po shtu edhe jashtë kufijve të tij.