0Presidenti i SHBA-s Barak Obama është i sigurt në atë, se "për rritjen e sigurt dhe të balancuar të ekonomisë botërore është jashtëzakonisht e rëndësishme koordinimi me vendet e tjera". Për këtë deklaruan përfaqësuesit e Shtëpisë së Bardhë, të cilët dhanë një intervistë me anë të telefonit për gazetarët, kushtuar pjesëmarrjes së Kryetarit të administratës amerikane nga 25-27 qershor në samitet e "G-8"-shes dhe "G-20"-shes në Kanada. Sipas fjlëve të tyre, në takimin e "grupit të tetëshes" "fjalë do të bëhet, kryesisht, për problemet e zhvillimit, për prioritetet në zhvillim, po ashtu si për paqen dhe sigurimin.