Rusia do të vazhdojë reformat sociale dhe ekonomike, ajo ka ndërmend të shëndërrohet në një nga lideret botërore të zhvillimit inovator dhe "përpiqet të jetë vend i hapur, i gatshëm për partneritet" me shtetet e tjera. Për këto plane deklaroi Presidenti i Rusisë Dimitri Medvediev, duke marrë fjalën në Universitetin Stanford në Kaliforni. Ai u tregoi përfaqësuesve amerikanë të biznes qarqeve dhe atyre shkencorë për detyrat në sferën e politikës së brendshme dhe të jashtme, që vë përpara vetes udhëheqja ruse. Dimitri Medvediev deklaroi, se Rusia gjithmonë do të jetë partnere e parashikueshme ndërkombëtare me politikë të jashtme të kuptueshme dhe të qartë. Ai vuri në dukje gjithashtu, se Rusia do të merret me modernizimin e sistemit të saj politik, por do ta bëjë këtë e pavarur, pa mësime nga jashtë. Medvediv nuk përjashton faktin, se do të kandidojë për mandat të dytë. Sipas fjalëve të Presidentit, kryesore është mbështetja e popullsisë dhe realizimi i planeve të përbashkëta. Për sa i përjket projektit Skolkovo në Podmoskovie, sipas fjalëve të Medevdievit, në qoftë se do të përmbushen të gjitha planet në nivelin e duhur, ai do të realizohet. Gjatë kësaj Presidenti rus bëri thirrje që gjatë ndërtimit të qendrës inovatore ruse të mos kopjohet modeli amerikan i Luginës Silokone. Sipas mendimit të tij, duhet të krijohen kushte për tërheqjen e kompanive të huaja, duke marrë eksperiencën amerikane për bazë. Për këtë tha Medvedievi në takimin me rusët, që punojnë në Kaliforni. Lideri rus shtoi, se në Skolkovo do të krijohen të gjitha kushtet për zhvillim, ndër të tjera lehtësira dhe preferenca tatimore. Në Luginën Silikone Medvediv u njoh nga afër me punën e kompanive të teknologjive të larta "Twiter", "Sicko", "Apple", si dhe nënrepartin amerikan të firmës ruse "Yandex". Në praninë e tij "Sicko" dhe Fondi i ndërtimit të qendrës "Skolkovo" nënshkruan marrëveshjen për bashkëpunim. Kreu i kompanisë John Chembers shpalli, se vëllimi i përgjithshëm i investimeve të tij në Rusi gjatë disa vjetësh përbën 1 miliardë dollarë. Kreu i kompanisë Apple Stiv Jobs i dhuroi Medvedievit një iPhone të gjeneratës së katërt. Medvediev u shpreh, se "me të vërtetë shtë i frymëzuar nga ajo, se çfarë pa në Kaliforni", në Luginën Silikone dhe në Universitetin Stanford. "Kjo la përshtypje bile edhe tek Presidenti", tha ai, duke shtuar, se "në kuptimin e mirë i ka zili" ata njerëz, të cilët punojnë këtu. Në përfundim të vizitës në Kaliforni Medvediev do të shkojë nga Perëndimi në Lindje të vendit, ku në Uashington ai do të zhvillojë negociata me Presidentin e SHBA-s Barak Obama.