Presidenti i Rusisë Dimitri Medvediev filloi vizitën e vet në SHBA-s me Kaloforninë, Universitetin Stanford dhe Luginën Silikone. Dhe vetëm ditën tjetër ai do të takohet në Uashington me Presidentin e SHBA-s Barak Obama. Në kontekstin e planeve të shpallur për modernizimin e ekonomisë ruse dhe kalimin e saj në nivele të rinj është priogrami i vizitës zyrtare të Presidentit. Presidenti i Rusisë ka ndërmend të përdorë eksperiencën e Luginës Silikone në Kaliforni për krijimin e një qendre të tillë të teknologjive të larta në rrethinat e Moskës. Eksperienca amerikane, pa dyshim, që do të përdoret gjatë ndërtimit të Skolkovo. Në këshillin e tij tashmë është kompania Cisco, e cila është një nga prodhuesit më të mëdhenj në botë të teknologjive të larta. Pritet, se me projektin rus do të bashkohen edhe kompani të tjera të mëdha amerikane. Guvernatori i Kalifornisë Arnold Schwarzenegger është i sigurt, se këto dëshira do të realizohen: "Kompanitë amerikane mund të ndihmojë partnerët rusë në ndërtimin e Luginës Silikone në Skolkovo. Një bashkëpunim i tillë do të sjellë të ardhura për të dyja palët", u shpreh Guvernatori. Presidenti rus shpreson për atë, se ky projekt do të mbështetet jo vetëm nga kompanitë amerikane por edhe nga bashkatdhetarët, të cilët punojnë në Luginën Silikone. Ata janë dhjetra mijëra, dhe Rusia është e interesuar për tërheqjen e këtyre specialistëve për ndërtimin e projekteve të përbashkët. "E gjithë ajo, që ka lidhje me projektin Skolkovo, shkakton interes të madh në Amerikë. Projekti Skolkovo hap shumë mundësi të reja për biznesin", thotë Përfaqësuesi i shoqatës, që bashkon specialistët rusishtfolës, të cilët punojnë në Luginë Silikone, Stas Hirman. Specialistët rusishtfolës, që punojnë në Luginën Silikone prej 10-30 vjetë janë në një farë shkalle produkt i saj. Nga ana tjetër, flasin rusisht dhe e kanë shumë më të lehtë, se sa amerikanët, që të kuptojnë palën ruse. Ata mund të bëhen njfarë ure, që aktualisht do të ishte shumë e rëndësishme. Sot të gjithë banorët e Luginës përpiqen të shkojnë në takimin me Presidentin Dmitri Medvediev në Universitetin Stanford. "Janë shpërndarë tre herë më shumë ftesa, nga ç'nxen salla jonë më e madhe", tha Stas Hirman. Të gjithë duan të dinë më shumë rreth projektit rus. Sipas planit të Dimitri Medvedievit Podmoskovie ku do të ndërtohet Skolkovo duhet të shëndërrohet në një qendër të madhe shkencore, e cila jo vetëm do të përpunojë projekte inovatore, por dhe mësojë se si të nxjerrë fitim nga ato. Së bashku me Presidentin e Rusisë në Kaliforni u nis edhe delegacioni përfaqësues i biznesit, në përbërje të të cilit është edhe Presidenti i fondit "Skolkovo" Viktor Vekselberg, si dhe krerët e kompanive të mëdha të teknologjive të larta.