Shumica e rusëve e quajnë veten patriot. Siç shkruan gazeta "Kommersant", ndjenja të tilla civile rezultuan nga anketimi i sociologëve të Qendrës Mbarëruse të studimit të Opinionit Publik para disa kohësh. Në Rusi 84 % e patriotëve (41 % e konsiderojnë veten "patriotë të vërtetë", 43 % "thjesht patriotë"). Më shumë se "3/4 e qatetarëve" janë të sigurt, se të jesh patriot do të thotë "ta duash Atdheun". Kurse 10 % e rusëve nuk e qyajnë veten patriotë. Interesante, por rusët nuk e identifikojnë veten sipas kombësisë. Pyetjes "Kush jam unë?" nga të gjitha përgjigjet e propozuara nga sociologët, shumica (58 %) zgjedhin "shtetas të Rusisë". Në vend të dytë sipas preferimeve (30 %)- "thjesht njeri". E shpallin kombësinë e vet 18 % (zënë vendin e katërt). Kurse sipas përkatësisë fetare e identifikojnë veten 5 % rusë, duke u renditur pas grupit prej (15 %), në të cilin çdo person deri më sot e quan veten "njeri sovjetik".

Komente të artikullit të ditës

Drejtori i Qendrës së studimeve të pavarura sociologjike të Shën Peterburgut Viktor Voronkov ndaj këtij anketimi mban qëndrim skeptik: "Kush mund ta quajë veten patriot? Shumica dërrmuese e njerëzve mund ta quajë veten kështu. Në këtë nuk do të kishte asgjë të keqe për njerëzimin, në qoftëse kjo nuk do të kishte të bënte me institutin shtetëror. Në të vërtetë njerëzit janë patriotë të shtetit. Domethënë, në qoftë se lind ndonjë konflikt me të tjerët, të huajt, kushdo që të jenë ata, emigrantë pune ose të tjerë, çdo gjë ka lidhje me shtetin. Ndaj anketimeve unë personalisht mbaj qëndrim si ndaj manipulimit të trurit, që 20 % e popullsisë nuk kanë ndërmend ta mbrojnë Atdheun e vet, në qoftë se do të hapet luftë", u shpreh Drejtori.

 Artisti i popullit i Rusisë, Kryetari i bashkimit të kinematografëve sllavë dhe popujve orthodhksë Nikollai Burljaev është i sigurt, se rezultati i anketimit është dëshmi e tendencave pozitive në shoqëri: "Patriotizëm nga greqishtja do të thotë dashuri për Atdheun. Duke marrë parasysh atë, se ky nocion është i afërt për çdo person në Atdheun tonë, unë mendoj, se të gjithë duhet të jenë patriotë të Rusisë. Edhe ajo gjë, se shumica e banorëve të Rusisë tashmë janë patriotë, kjo patjetër, çon në rilindjen e mëtejshme të vendtit tonë. Unë këtë e përshëndes.