0Organizata e Traktatit mbi Sigurimin Kolektiv (OTSK) do të dërgojë për në Kirgistan një grup operativ pune për vlerësimin e situatës dhe për të ndihmuar MPB të kësaj republike në likuidimin e pasojave të trazirave në jug të vendit. Sipas përfundimeve të punës do të përgatiten propozime shtesë, të destinuara për bashkëveprimin e forcave të ruajtjes së rregullit të Republikës së Kirgistanit. Bashkimi politiko-ushtarak i OTSK-së destinohet të ruajë hapësirën ekonomiko-territoriale të shteteve të veta nga çdo agresion i jashtëm, sulme terroriste ndërkombëtare, si dhe nga katastrofat natyrore të masave të gjera. Në OTSK bëjnë pjesë 7 shtete të Bashkësisë së Shteteve të Pavarura (BSHP): Rusia, Bjellorusia, Kazakistani, Armenia, Taxhikistani, Uzbekistani dhe Kirgistani.