Situata me furnizimet e gazit rus për në Bjellorusi u zhvendos nga pika e vdekur. Burime në "Gazprom" njoftuan, se në llogari të kompanisë kanë hyrë 260 milionë dollarë për furnizimet e lëndës djegëse të majit. Gjtihashtu pala bjelloruse e pranoi domosdoshmërinë për të paguar për gazin sipas kushteve të kontratës, për këtë vit, domethënë sipas çmimit të ri. Ndërkaq çështja për pagesën e grumbulluar prej 4 muajsh që përbën 192 milionë dollarë mbetet e hapur. Në "Gazprom" mendojnë, se deri sa ky borxh të mos shlyet, konflikti nuk do të përfundojë. Analistët vënë në dukje, se "lufta e gazit", në të vërtetë mund të ketë edhe nëntekst politik. Në fillim të vitit të ardhshëm në Bjellorusi do të zhvillohen zgjedhjet presidenciale. Duke hapur konflikt me Moskën Llukashenko shpreson të dalë si lider, i cili këmbëngul për interesat kombëtare. Për këtë shprehet Drejtori i Qendrës "Politika energjetike ndërkombëtare" Juri Sollozobov: "Nga Aleksandër Grigoreviç mund të pritet gjithçka. Pozita e tij në situatën e krijuar me sa duket është dobësuar, borxhet duhet të shlyhen dhe nuk duhet të vendoset çmimi për të vet. Për Bjellorusinë ai dhe kështu është mjaft i ulët se të gjitha vendet e hapësirës postsovjetike . Çdo libër që analizon konfliktet këshillon, në qoftë se ne kemi pozitë të dobët, provoni të fitoni, duke zgjeruar zonën e konfliktit. Po çdo gjë ka një limit, kërcënimet për ndërprerjen e transitit të gazit për në Europë Aleksandër Llukashenko nuk i realizoi dot. Është shumë i shtrenjtë çmimi i kësaj çëshjeje. BE zorr se do ti përlqente kjo gjë. Përpara zgjedhjeve të shkurtit kjo mund të kishte për Aleksandër Llukashenkon pasoja aspak të këndshme. Aktualisht Bjellorusia rrezikon të harxhojë më shumë mjete financiare, se sa 192 milionë dollarë. Rusia mund të realizojë transitin e gazit nëpërmjet territorit të Ukrainës. Kievi tashmë deklaroi për gadishmërinë e furnizimit të gazit rus për në Europë. Nuk duhet të harrojmë edhe për projekin "Rryma Jugore", nëpërmjet të cilit vëllimet e gazit do të transportohen për konsumatorët europianë nëpër fundin e Detit të Zi. Tërësia e gjithë këtyre fakteve i heq letrën kryesore të "lojës" së vet me Moskën për transitin e gazit nëpërmjet kësaj Republike. Prandaj për bjellorusët aftësia e liderit të tyre për të rënë dakort, duke mos shkuar drejt spekulimeve të pafundta, po bëhet çështje statusi dhe imazhi për Republikën në Europë dhe në botë, si dhe të potencialit ekonomik të vendit.