Rusia ka ndër mend të mbështesë iniciativën e udhëheqjes së "Tetëshes së madhe" e cila ka të bëjë me luftën kundër piraterisë detare dhe bashkëveprimeve të  vendeve të cënueshme nga pikëpamja e sigurisë. Siç i njoftoi Agjencisë "RIA Lajmet" burimi i ambasadës së Rusisë në SHBA, Moska ka ndër mend pjesëmarrjen praktike në realizimin e kësaj iniciative. Njëkohësisht, ajo ka për qëllim realizimin e njëpasnjëshëm të rezolutës № 1918 të Këshillit të Sigurisë të OKB-së të miratuar me iniciativë të Rusisë, e cila propozon përpunimin në nivel ndërkombëtar të të gjitha varianteve gjyqësore të kapjes së piratëve.