Rusia dhe Polonia po përgatisin marrëveshjen mbi udhëtimet pa viza të banorëve të cilët jetojnë në territoret kufitare të këtyre dy vendeve. Për këtë njoftuan në MPJ e Rusisë mbi bazë të rezultateve të bisedës telefonike të bërë në vigjilje nga krerët e dikastereve të politikës së jashtme të këtyre dy vendeve. Sergei Lavrov dhe Radosllav Sikorskij diskutuan një sërë çështjesh aktuale të marrëdhënieve dypalëshe, vunë në dukje në këtë ministri. Theksohet fakti, se për arritjen e marrëveshjes përfundimtare duhet medoemos ndryshimi i reglamentit përkatës së Bashkimit Europian dhe futja e regjimit pa viza të udhëtimeve të ndërsjella në të gjithë territorin e qarkut të Kaliningradit rus si dhe në rajonet kufitare të Polonisë.