Delagacioni rus në Asamblenë Parlamentare të Këshillit Europian (APKE) e quajti "absolutisht të papritur" pjesëmarrjen e emisarit të separatistëve çeçenë Ahmed Zakajev në mbledhjen e Asamblesë. Kreu i delegacionit rus Konstantin Kosaçov theksoi, se Ahmed Zakajev nuk figuronte në kurrfarë listash të deklaruara dhe se morri pjesë në këtë mbledhje duke u paraqitur me mbiemër tjetër. Ai e përgënjeshtroi njoftimin në lidhje me faktin, se gjoja emisari çeçen morri pjesë në debatet alternative për Kaukazin e Veriut. Konstantin Kosaçov theksoi, se gjatë bisedës me kryetarin e APKE-së, delegatët rusë vunë në dukje moslejimin e situatës kur personi me mbiemër krejt tjetër mund të marrë pjesë në Asamble, njofton Agjencia "Ria Lajmet".