Në sesionin e APKE-as në Strasburg një vemendje të veçantë iu kushtua çështjeve të Kosovës dhe islamizimit të Europës. Të martën, më 22 qershor u miratua  "rezoluta"  kosovare  në të cilën shprehet shqetësimi për "respektin aspak të madh ndaj pricipeve të ligjit të epërsisë". Duke marrë parasysh përçarjen e mendimeve në lidhje me çështjen e pavarësisë së Kosovës, APKE propozon "fokusimin  e vëmendjes jo statusit, por standarteve të saj" dhe në veçanti, situatës së pakicave kombëtare. Përsa i përket temës, e cila qëndron për dikutim në rendin e ditës së mërkurë, 23 qershorit "Islam, islamizmi, islamofobia në Europë", atëherë rezoluta e propozuar kërkon sigurimin e "dy lirive": "lirisë së shprehjes duke përfshirë të drejtën për të shprehur pikëpamjet fetare dhe filozofike" dhe të drejtën  për "ti kundërshtuar dhe kritikuar ato". Thirrja e vendeve anëtare të Këshillit Europian, e cila është shënuar në një pikë më vete, konsiston jo "në ndalimin e përgjithshëm të mbulimin të plotë të fytyrës ose të veshjeve të tjera fetare, por në mbrojtjen e zgjedhjes së lirë të grave-të mbajnë apo jo veshjen fetare". Ja se çfarë mendimi shpreh Pjotër Iskanderov në lidhje me këtë çështje: "Vëmendje e AKPE-as ndaj problemeve të Kososvës dhe islamizmit në Europë është më se e qartë: këto vende jo vetëm provokojnë përçarjen e shoqërisë europiane, por janë të lidhura në mëyrë reciprokisht të ngushtë. Ngjarjet e para pak kohëve në Belgjikë-ku mijëra shqiptarë nga Kosova dhe rajone të tjera të Ballkanit për pak sa nuk shkatërruan institucionet shtetërore, duke kërkuar para dhe strehin-në mënyrë evidente demonstruan, se dyndja e pakontrolluar e refugjatëve dhe emigrantëve jolegalë me prejardhje shqiptare është e aftë të keqësojë situatën socialo-ekonomike në shtetet europiane dhe të krijojë atje probleme serioze të politikës së brendshme. Bile më tepër, pikërisht ardhja e shqiptarëve në vendet e Bashkimit Europian do ti shërbejë mjedisit ushqyes për përhapjen në Europë të ideve islamike radikale dhe islamofobisë-parime barazisht të papranueshme për europianët. Midis të tjerash ekspertja-politologe Elena Ponomarjova mendon, se deputetët kufizohen vetëm me diskutimin e situatës, por si zor do të marrin vendime me të vërtetë fatale: "Së pari: në lidhje me krizën botërore ata nuk mund të propozojnë asgjë të re, e cila do të mud të ndihmonte daljen nga situata e krizës. Përveç kësaj, vetë deputetët europianë pranojnë, se problemi i statusit të Kosovës mbart një karakter shumë të ndërlikuar për ta zgjidhur atë në nivelin e APKE-së. Dhe kjo gjë do të thotë, se çështja në fjalë përsëri do të kufizohet me thirrjet ndaj integrimit të të gjitha komunitetve etnike të Kosovës në jetën politike të këtij Qarku, por kjo gjë nuk merr aspak parasysh dramatizmin e gjendjes së serbëve kosovarë. Si zor do të jenë të aftë deputetët e APKE-së të ushtrojnë ndikim dhe në ato lojëra gjeopolitike të bëra nga SHBA, NATO, BE dhe Organizata e konferenës islamike, pjesë përbërëse e së cilave për shumë kohë tashmë është bërë problemi i Kosovës. Përsa i përket thirrjes për respektimin e të drejtave të grave myslimane, si zor parlamentet e vendeve europiane të cilat e kanë ndaluar ose preferojnë të ndalojnë përdorimin e veshjeve islamike në vende publike do ti dëgjojnë dhe marrin parasysh ato. Për to rëndësi të madhe medimi i elektoratit të tyre që me saduket e shohin në përhapjen e islamizmit në Europë më shumë si një kërcënim se sa si një "sinqeritet të madh reciprok midis kulturave" dhe si një "dialog të civilizimeve".