Rusia po përdor të gjitha variantet alternativë për furnizimin e gazit tek konsumatorët europianë, tubacionin e të cilit Bjellorusia e mbylli. Për këtë deklaroi Përfaëquesi zyrtar i "Gazpromit" Sergei Kuprianov. Në kompaninë ruse theksojnë, se do të bëjnë gjithçka të mundshme, që të mbrojnë Europën nga veprimet joadekuate të Minskut. Për gazin rus Bjellorusia ka paguar gjithmonë me çmimin më të ulët, më të ulët nga të gjitha vendet e hapësirës postsovjetike. Por që nga fillimi i këtij viti në Minsk vendosën, se situata në Bjellorusi është e vështirë, nuk ka para, prandaj më mirë të paguajmë me çmimin e vitit të kaluar. Si rezultat për bjellorusët është krijuar një borxh prej 192 milionë dollarësh. Pala bjelloruse nuk ka ndërmarrë kurrfarë hapash për kthimin e këtij borxhi. Si rezultat vëllimi i furnizimit të gazit për në Bjellorusinë u reduktua. Presidenti i Bjellorusisë Aleksandër Llukashenko i quajti veprimet e "Gazpromit" si fyerje personale dhe si kundërpërgjigje dha urdhër të ndërpritet transiti i gazit për në Europë, kurse Nënkryeministri i parë i qeverisë së Bjellorusisë Vladimir Semashko i dërgoi "Gazpromit" një njoftim në lidhje me atë, se ai dha urdhër që të fillohet grumbullimi nga tubacioni i transitit të gazit për nevojat e brendshme të Bjellorusisë. Por duket qartë, se çfarë po arrin pala bjelloruse, duke ndërmarrë hapa të tillë. A është vallë kjo njëfarë përpjekje për ushtrim presion mbi Rusinë, që ajo ti "falë" borxhet Minskut? Apo ky është shantazh i drejtpërdrejtë: në qoftë se nuk na jepni gaz falas, atëherë ne do tu vendosim shkopinjtë ndër rrota. Veprime të tilla të Bjellorusisë janë krejt të pa menduara mirë: askujt, përveç reputacionit të vet, nuk i ka bërë keq Llukashenko. Moska garanton përmbushjen e detyrimeve të veta përpara konsumatorëve europianë, konfirmoi Sergei Kuprianov: "Gazprom" po përpunon mundësitë e furnizimeve alternativë të gazit për klientët tanë në Europë, pa prekur territorin e Bjellorusisë. Ndërkaq, ai do të realizohet nëpërmjet territorit të Ukrainës. Prandaj ne nuk kemi kurrfarë problemesh. Në Bruksel ndjekin me kujdes zhvillimin e situatës. Në Komisionin Europian shpresojnë, se të gjitha divergjencat shumë shpejt do të kapërcehen, dhe ata nuk do të kenë më ndërprerje të furnizimit me gaz.