Presienti i Rusisë do të bisedojë me Barak Obamën në lidhje me rendin e ditës të samiteve të pritshëm të "G-8"-shes dhe "G-20"-shes në Kanada. Në veçanti, mënyrat e kapërcimit të krizës financiare globale dhe rolit të cdo vendi për zhvillimin e mëtejshëm të ekonomisë botërore. Në vigjilje presidentët e Rusisë dhe Francës në Forumin Ndërkombëtar Ekonomik të Shën Peterburgut bashkërenditën pozitat e tyre. Ndër të tjera për sa i përket reformës së instituteve financiare ndërkombëtare. Nikola Sarkozi vuri në dukje, se sistemi i tanishëm, i bazuar tek dollari si valutë rezervë, nuk përkon me funksionimin e ri të botës. Dimitri Medvediev u pajtua me mendimin e tij: "Ne jemi të sigurt, se numri i valutave rezervë duhet të jetë më i madh. Vitin e kaluar ne u shqetësuam për shkak të fatit të dollarit. Këtë vit ne shqetësohemi në lidhje me atë, se si zhvillohen ngjarjet rreth euros. Jam i sigurt, se edhe dollari, edhe euro do të ruhen si valuta rezervë. Por ai fakt, se ne shqetësohemi, do të thotë, se sistemi financiar nuk është i përkryer dhe nuk është i balancuar. Prandaj ne ramë dakort për atë, se këtij sistemi financiar i nevojitet modernizim i qenësishëm, pasi që nga momenti i krijimit të Bretton-Budës kanë kaluar shumë vjet", u shpreh Presidenti. Duket qartë, se në SHBA-s, si dhe në Europë, nga Rusia presin siguri të reja për mbështetjen e valutave të tyre-dollarit dhe euros. Rusia nga ana e vet, pret nga Perëndimi veprim më të madh në bashkëpunimin teknologjik. Për tendencat pozitive që janë shfaqur në sferën politike në marrëdhëniet me SHBA-s duhet të pasojnë dhe proceset realë në ekonomi. Prandaj pika e parë e programit për Dimitri Medvedievin do të jetë jo Uashingtoni, por San-Fransisko dhe qendra inovatore në Luginën Silicone. Lugina Silicone është një rajon, i cili dallohet nga shumica e kompanive të teknologjive të larta, të prodhimit të kompjuterave, mikroprocesorëve, telefonëve... një kompleks i tillë tekniko-shkencor planifikohet të ndërtohet në rrethinat e Moskës,Skolkovo, në përputhje me prioritetet e shpallura nga Dimitri Medvediev për zhvillimin e ekonomisë ruse. Natyrisht, në rend të ditës të samitit të pritshëm të Rusisë dhe SHBA-s do të jenë gjitha   shtu edhe problemet e çarmatimit dhe mospërhapjes së armës së shfarosjes në masë, duke përfshirë programin bërthamor verikorean dhe iranian.