0Situata në qytetin kirgistanas Osh po stabilizohet. MPB e kësaj Republike deklaron, se rregulli në qytet është rivendosur. Në rrugë përsëri u shfaq transporti publik , por në regjim të plotë ai do të punojë pasi të hiqen të gjitha barrikadat. Në qytet janë hapur 4 tregje të vegjël, dhe disa të tjetrë planifikohen të hapen këto ditët e afërta. Siç njofton Kryebashkiaku i qytetit Osh, pjesa më e madhe e punëtorëve të shërbimeve komunale kanë filluar punën. Por regjimi i situatës së jashtëzakonshme në Osh do të veprojë si minimum deri më 25 qershor.