Shërbimi Federal rus i Siguirimit ka ndërmend tu japë shpërblime në para shtetasve, të cilët kanë ndihmuar shërbimet speciale për ndërprerjen e sulmeve terroriste, hetimet e tyre, si dhe në identifikimin dhe arrestimin e terroristëve. Për këtë thuhet në projek urdhërin e Shërbimit Federal të Sigurimit të Federatës Ruse, të publikuar në site-n e dikasterit, shkruan gazeta "Kommersant". Sipas këtij dokumenti, bazë për dhënin e shpërblimeve në lekë është "pjesëmarrja personale e shtetasit në bashkëveprim, dhe për rezultate të larta në luftën kundër terrorizmit". Pagesat do të realizohen pas paraqitjes së " informacionit të saktë për personin fizik (grupin), që përgatit, ka kryer ose do të kryejë një sulm terrorist". Po ashtu bazë për këtë shpërblim do të jetë "njoftimi në kohë për përgatitjen e një sulmi terrorist". Shuma e këtij shpërblimi do të varet nga masa e pjesëmarrjes së vet personit, që do të marrë pjesë gjatë hetimit. Vendimin për shpërblimin në lekë do ta marrin drejtuesit e organeve federale të pushtetit ekzekutiv, që luftojnë kundër terrorizmit. Një nga kushtet është zotërimi i mjeteve të domosdoshme në strukturat policore.

Komente të artikullit të ditës

Sipas fjalëve të Lev Levinsonit, ekspert i Institutit për të drejtat e njeriut në Federatën Ruse, bashkëpunimi i shtetasve me shërbimet speciale bëhet me qëllim të kundërqëndrimit ndaj terrorizmit për rregullimin e situatës në shumë shtete të huaj. Kurse për Rusinë, sipas mendimit të tij, janë karakteristike momemtet e mëposhtme: "Pasi në planin normativ organet e sigurimit duhet të jenë në gatishmëri, është i natyrshëm miratimi i një dokumenti të tillë, i cili llogaritet për disa situata të veçanta. Me ligj kjo është parashikuar tashmë me kohë. Një normë e tillë ekziston në Ligjin për kundërqëndrimin ndaj terrorizmit, Shërbimi Federal i Sigurimit duhej të vendoste vetëm rregullin e realizimit të tij. Kjo masë do të përdoret në raste të veçantë. Sepse qytetarët, e informuar për përgatitjen e sulmit terrorist, që kanë motive serioze për të informuar shërbimet speciale janë të rrallë. Kjo ka lidhje me veprimtarinë konspirative të grupeve terroriste, dhe me atë fakt, se dhe ata, që rastësisht disponojnë ndonjë informacion, mund përjetojnë frikë përpara ndëshkimit të mundshëm nga ana e terroristëve. Duhet të mbajmë mend mirë, se në këtë rast këtu bëhet fjalë jo për informacione për Shërbimin Federal të Sigurimit, por për këdo. Ky vendim ka të bëjë vetëm me terrorizmin, por jo për shkelje të tjera, që pëgatiten dhe zhvillohen nga grupime të llojeve të ndryshme.