0Bjellorusia do të grumbullojë gazin e transitit për përmbushjen e nevojave të veta dhe popullsisë së vendit në rast të kufizimit të mëtejshëm të furnizimeve nga Rusia, thuhet në letrën e Këshillit të ministrave të kësaj Republike, të nënshkruar nga Nënkryeministri i parë Vladimir Semashko. Më parë Përfaqësuesi zyrtar i "Gazpromit" Sergei Kuprianov siguroi, se pala ruse do të bëjë gjithçka , që në rast të mosfurnizimit të mjaftueshëm të vëllimeve të gazit për Bjellorusinë të mos e pësojnë konsumatorët europianë.