0Situata në Kaukazin e Veriut vazhdon të mbetet ende e vështirë, por "ka shpresa" për përmirësim, njoftoi në raportin e tij në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës (APKE) parlamentari Dik Marti, që u krijua sipas përfundimeve të vizitës së tij në Çeçeni, Ingusheti dhe Dagestan. "Ka vend terrorizmi, rrëmbimi i njerëzve", por ka dhe momente pozitive, për shembull, "rimëkëmbja e plotë e qytetit Grozni, nga ku janë eliminuar pasojat e luftës". Kreu i delegacionit rus në APKE Konstantin Kosaçov përshëndeti punën e Asamblesë në Kaukazin e Veriut. Ai hodhi poshtë tezën, se atje vërehet dështim në sferën e të drejtave të njeriut. "Dështim do të ishte fitorja e terrorizmit në Kaukazin e Veriut", theksoi Kosaçov.