Pasojat më të rënda, si rezultat i agresionit fashiat, për Bashkimin Sovjetik ishin humbjet njerëzore të cilat përbën në total 26.6 milionë njerëz. Kjo shifër u morr si rezultat i studimeve të gjera të shkencëtarëve, demografëve dhe punës së mëpasshme të Komisionit shtetëror për saktësimin e humbjeve. Për këtë, në intervistën e vet dhënë për radiokompaninë "Zëri i Rusisë" në ditën e përvjetorit  të filimit të Luftës së Madhe Patriotike,  njoftoi Zëvendës drejtori i departamentit të Ministrisë së mbrojtjes të Rusisë për përjetësimin e kujtimit të të rënëve gjatë mbrojtjes së Atdheut Andrei Taranov: "Këto janë vikimat më të mëdha që pati vendi ynë gjatë gjithë historisë së saj. Madje dhe në periudhën e Luftës së parë Botërore dhe luftës scivile ku ishin të pranishme epidemitë kolosale dhe mungesa sigurimit medicinal përbën pak më shumë se 10 milionë njerëz". Eksiston mendimi i gjerë, se Bashkimi Sovjetik fjalë për fjalë i mbuloi gjermanët me trupat  e viktimave. Ndërkohë raporti i humbjeve luftarake të Ushtrisë Sovjetike dhe Vermahtit përbënë 1.3  me 1. Në qoftë se do të flasim për humbjet joluftrake, atëherë këto humbje midis popullisisë qytetare sovjetike ishin disa herë më të mëdha, por ky fakt është plotësisht i shpjegueshëm: sepse pikërisht në territorin e Bashkimit sovjetik u zhvilluan veprimet kryesore luftarake. Rusia me kujdes të madh ruan kujtimit për heronjtë-autorët e Fitores  në luftën më gjakderdhëse në histori, vuri në dukje Andrei Taranov: "Përkatësisht ligjit për përjetësimin e kujtimit të të rënëve gjatë mbrojtjes së Atdheut në Ministrinë e mbrojtjes jnë bërë evidencat për vendet e varrimeve luftarake në territorin e Rusisë dhe vendeve të huaja dhe dhe evidencat e luftëtarëve të varrosur në to. Deri në fillim të vitit 2010 ne rregjistruam 30 mijë vende varrimesh. Gjithësej në territorin e Rusisë dhe jashtë kufijve të saj janë evidentuar mbi 47 mijë vende varrimesh luftarake. Diferenca në këtë shifër prej 17 mijë vendesh do të kërkojë pasaportizimin, studimin dhe saktësimin e vendodhjes së tyre. Dhe në fakt një punë e tillë po vazhdon të bëhet". Në këto varre deri tani janë varrosur mbi 4.5 milionë ushtarë të panjohur. Megjithëse të dhëna në lidhje me evidnetimin e tyre vazhdimisht po shtohen dhe sigurisht, kjo shifër kolosale do të minimizohet gradualisht. Përveç kësaj, po krijohet Këshilli koordinativ për pëjetësimin e kujtimit të heronjëve. Me mbështetjen finaniare të shtetit janë realizuar edhe 2 projekte unikale-sistemet e kërkimit elektronik (Obdmemorial) dhe "Heroizmi i popullit" në të cilat janë koncentruar të dhënat  për miliona luftëtarë sovjetikë dhe persona qytetarë të vrarë ose të humbur pa lënë gjyrmë në vitet e luftës. Në planet e krijuesve të këtyre bankave me të dhëna futet mbledhja e informacionit mbi të gjitha konfliktet dhe luftërat e shekullit të XX, në të cilat morën pjesë Bashkimi Sovjetik dhe Rusia.