Në territorin e Rusisë po fillon prodhimi i cigareve, në paketën e të cilave do të jetë mbishkrimi: "Pirja e duhanit shkakton plakjen e parakohshme të lëkurës" e cila do të zërë gjysmën e sipërfaqes së pjesës së pasme të paketës, ndërsa "Pirja e cigares të vret"-1/3 e pjesës ballore. Siç shkruan gazeta "Novije izvestija" tani prodhuesit e këtij produkti janë të detyruar ta publikojnë informacionin në paketën e cigareve në ngjyrë të zezë. Në këtë mënyrë, në Rusi do të vendosen standartet europiane të prodhimit të duhanit. Çdo 6  muaj mbishkrimi në pjesën e pasme të paketës do të ndryshojë. Prandaj, duhanpirësit do të marrin vesh për  12 ndërlikimet  e mundshme që kanë lidhje me kërcënimin e jetës.

Arkeologët nga Ekaterinburgu planifikojnë që sipas kafkës  të rivendosin fytyrën e shpikësit të parë të shtresës së arit në Rusi. Minatori Lev Brusnicin në fillim të shekullit të 19-të ishte persoini i parë në vend i cili propozoi nxjerrjen e arit jo nga mineralet, por larjen e tij në lumenj. "Falë kësaj metode Rusia zuri vendin e parë për nxjerrjen e arit", vuri në dukje arkeologu Sergei Pogorellov. Lev Brusnicin u varros në vitin 1857 në Ekaterinburg dhe emri i tij në mënyrë të pameritueshme u harrua.

Kompania më e madhe e sigurisë "Aksa" zbuloi rregullsinë origjinal e cila ka lidhje me vendosjen e numrave të apartamenteve dhe me shpeshtësinë e lindjes së problemeve me to. Sipas analizës së zhvilluar nga specialistët e kësaj kompanie, pjesa më e madhe e rënieve të zjarrit, përmbytjeve dhe grabitjeve ndodh në apartamentet me numrin 33. Ndërsa popullsia europiane ruhet nga numri 13. Çdo person i tetë refuzon të jetojë në apartament me një numët të tillë. Përsa i përket apartamenteve me numrin 7, ato gëzojnë një simpati mjaft të madhe.