0Vizita e Presidentit të Rusisë Dimitri Medvediev në SHBA duhet ti japë një impuls të ri zhvillimit të bashkëpunimit ekonomik të këtyre dy vendeve, para së gjithash në sferën inovative, njoftoi ndihmësi i kryetarit të shtetit rus Sergei Prihodko. Prandaj tema kryesore e programit të vizitës do të bëhet qendra inovative-Lëndina silikone. Në rendin e ditës së samitit do të diskutohen gjithashtu problemet kyçe ndërkombëtare dhe rajonale duke përfshirë edhe programin bërthamor iranian, situatën në Gadishullin Korean, gjendjen aktuale në Lindjen e Mesme, Kirgistan dhe Afganistan.