0"Gazprom" nuk ka ndër mend të presë edhe dy javë të tjera për shlyerjen e borxhit të gazit nga Bjellorusia, por do të vazhdojë diskutimin e situatës dhe nuk i përjashton aspak kufizimet e reja të furnizimeve. Për këtë i njoftoi Agjencisë "RIA Lajmet" përfaqësuesi zyrtar i holldingut të gazit rus Sergei Kuprijanov. Bjellorusia që nga fillimi i vitit 2010 i paguan Rusisë për gaz jo sipas kontratës, por sipas çmimit të vendosur nga vetë ajo në mënyrë të njëanshme dhe si rezultat, Bjellorusia i ka borxh Rusisë afro 200 milionë dollarë.