0Moska dhe Minsku përsëri nuk ranë në ujdi për çmimin e gazit, njoftoi përfaqësuesi zyrtar i "Gazprom-it" Sergei Kuprijanov. "Edhe këtë radhë nuk po vërehen kurrfarë lëvizjesh përpara", konstatoi ai, pasi komentoi gjendjen e situatës në negociatat ruso-bjelloruse. Ai shtoi, se "afati i fillimit të furnizimeve  të reduktura në vëllimin prej 85% do të varet nga fakti, se sa konstruktive do të rezultojë pozita që do të zënë kolegët tanë bjellorusë". Përveç kësaj, Sergei Kuprijanov njoftoi, se "Gazprom-i" do të fusë në funksionim kapacitetet transite të Ukrainës për realizimin e furnizimeve me gaz në Europë, në rast të pengesës së pasanksionuar nga ana e Bjellorusisë.