8 mijë minuta, domethënë rreth 6 ditë në vit mesatarisht anglezet shprehin moskënaqësinë e vet bashkëshortëve, u bëjnë vërejtje atyre dhe u japin këshilla të bezdisshme. Të tilla janë rezultatet e studimit, të zhvilluar nga specialistët britanikë, shkruan gazeta "Novie izvestia". Sipas mendimit të shkencëtarëve, pakënaqësi më të madhe për banoret britanike shkaktojnë zakonet e këqia të meshkujve, dëshira e tyre për të ndihmuar në punët e shtëpisë, si dhe mospëlqimi i mjekëve. Vërehet, se 87 % e pjesëmarrëseve të këtij anketimi e konsiderojnë kritikën mënyrë të vetme për ta detyruar mashkullin të lajë enët. Në Rusi, sipas të dhënave të ekspertëve, femrat shpenzojnë pak më shumë kohë për ti bindur ata. Në vend të parë të rejtingut për pakënaqësinë e ruseve është niveli i ulët i të ardhurave të burrave, dhe pastaj të gjërave të ndryshme, si alkooli dhe duhani. Interesante, por meshkujt britanikë rezultojnë të jenë më të bindshëm, se ata rusë. Më shumë se 50 % e meshkujve nuk e durojnë dot as edhe 1 orë mosmarrëveshjet me bashkëshortet dhe përmbushin të gjitha kërkesat e tyre, kurse 21 % e pjesëmarrësve të këtij studimi mund të durojnë disa orë. Rusët sipas të dhënave të psikologëve, pretendojnë ti zgjidhin këtë problem në mënyrë radikale: të heshtin njëfarë kohe, por kur qortimet e kalojnë masën, thjesht ikin nga shtëpia.

Komente të artikullit të ditës

Për atë, se kush është shkaku i tendencave të tilla në Rusi, shprehet Lev Shegolov, Rektor i Institutit të psikologjisë dhe seksologjisë në Shën Peterburg: "Meshkujt rusë u shkaktojnë pakënaqësi bashkëshorteve të tyre për shembull me atë, si të gjithë meshkujt. Femrat ruse janë "maskulizuar", domethënë kanë përftuar cilësi tradicionale mashkullore: vendosmëri, orientimi për sukses, të qënurit aktive. Meshkujt rusë jo gjithmonë mund t'ua arrijnë atyre. Ndërkaq, shumë meshkuj rusë në epokën e perestrojkës u "fenimizuan": u bënë më të ndjeshëm, që u mbetet hatri, gjithnjë e më shumë përtojnë, shtrihen në divan, kanë nevojë për keqardhje. Kjo shkakton acarim tek femrat dhe sjell në kritikë ndaj meshkujve. Një praktikë e tllë më shpesh shkakton rrëmbim tek meshkujt. Rol të rëndësishëm këtu luan injoranca psikologjike e përgjithshme, që është karakteristike për të gjithë shtetasit rusë. Fatkeqësisht, rusët janë të prirur të besojnë drejtuesit, autoritetet, ekstrasensët, fqinjët, kurse për atë, që të zgjidhin probleme të tillë në familje, duhet të drejtohen tek specialistët.