Shkarko audiofailin


Midis pikave kryesore të rendit të ditës së sesionit veror të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës (APKE) është diskutimi i raportit mbi mjetet mbrojtëse juridike ndaj shkeljes së të drejtave të njeriut në Kaukazin e Veriut. Pyetjes së korrespondentit të radiokompanisë "Zëri i Rusisë" përpara hotelit në Strasburg iu përgjigj Kreu i delegacionit të Federatës Ruse, Kryetari i komitetit të Dumës Shtetërore për çështjet ndërkombëtare Konstantin Kosaçov:

0 "Kaukazi i Veriut për shumë pjesëmarrës të APKE është diçka abstrakte. Shumë të tjerë thjesht nuk mund ta përfytyrojnë, se çfarë po ndodh atje në të vërtetë. Atyre u duket, se Kaukazi i Veriut është njëfarë "vrime e errët" në hapësirën e Këshillit të Europës, ku vazhdimisht shkelen të drejtat e njeriut. Por kur fillon të tregosh për rrezikun e qenësishëm terrorist, për problemet ekonomike dhe sociale, qëndrimi i tyre ndryshon. Dhe unë jam i bindur, se sipas përfundimeve të sesionit Europa do ta kuptojmë më mirë situatën në Kaukazin e Veriut. Senatori zvicerian Dik Marti në pranverë vizitoi Çeçeninë, Ingushetinë dhe Dagestanin, bisedoi me publikun e gjerë dhe autoritetet. Raporti i tij është pëgratitur në bashkëpunim me ne. Atje nuk ka përpjekje për moskokëçarje, dëshirë për t'ia imponiar Rusisë skemat e veta. Raporti është i sinqertë, objektiv, megjthëse nuk përjashtoj faktin, se në të mund të shfaqen korrigjime, që qenësishëm mund të ndyshojnë përmbajtjen e tij...", u shpreh Kosaçov. Në sesionin e APKE-së është ftuar Presidenti i Ingushetisë Junus-Bek Evkurov. Nesër ai do të ketë mundësi të mbajë një fjalim nga tribuna e Asamblesë dhe të marrë pjesë në diskutim. Pikërisht ky lider i Kaukazit Verior del hapur për respektimin e rreptë të ligjit gjatë zhvillimit të aktiviteteve të armatosura operativo-kërkimore. Principi i tij kryesor është garantimi i të drejtave të njeriut në çdo lloj situate. Sipas rezultateve të punës Asambleja duhet të miratojë rezolutën. Në se ka marrë vallë pjesë pala ruse në përpunimet e tij, dhe çfarë rekomandimesh përmbahen atje. Për këtë u shpreh përsëri Konstantin Kosaçov: "Ne propozuam një sërë korrigjimesh për këtë tekst. Formulimet më të diskutueshme u eliminuan, për shembull, ai që ka të bëjë me liderin e Çeçenisë Kadirov. Unë nuk jam fare për formulime thumbuese, që fillimisht ishin të pranishme në këtë raport. Megjithëse, e kuptoj shumë mirë edhe vet, se nuk është çdo gjë në rregull me Republikën e Çeçenisë", u shpreh Kosaçov. A i duhet vallë Rusisë ndihma e Europës për zgjidhjen e problemeve në Kaukazin e Veriut? Patjetër. Por ajo duhet të përbëhet, sipas mendimit të Konstantin Kosaçovit, veçanërisht nga mbështetje morale ndaj përpjekjeve të udhëheqjes ruse, e cila po bën gjithçka të mundur, që të zgjidhë "nyjën e Kaukazit të Veriut" që përbëhet nga probleme shumë të vështira. Si të realizohet kjo gjë? Ekonomia është e aftë të tërheqë gjithë këtë hallkë, të krijojë një motivim pozitiv për popullsinë vendase,të eliminohet varfëria, të zgjidhen problemet sociale. Për realizimin e këtyre qëllimeve qeveria e Rusisë ka financuar për Kaukazin e Veriut 24 miliardë rubla. Kështu, në rajonin Prigorod të Osetisë së Veriut në bashkëpunim me organizatën për mbrojtjen e të drejtave të njeriut "Memorial" u krijua Qendra e bashkëveprimit për biznesin e vogël. Ekziston edhe një ide tjetër interesante, ajo e hapjes së një sërë zyrash publike,ku shtetasit (në vend, që të drejtohen në Gjykatën Europiane) të mund të drejtohen aty për ndonjë çështje ose edhe për hallin e tyre. Meqë ra fjala, siç njoftoi Konstantin Kosaçov, në projekt rezolutën e APKE-së përshëndeten të gjitha përpjekjet e autoriteteve ruse për përmbushjen e vendimeve të këtij organi juridik, i cili vepron në kuadrin e Këshillit të Europës.