Pas asaj, si grupi i "të urtëve" i dorëzoi në maj udhëheqjes së NATO-s propozimet e veta në lidhje me konceptin e ri strategjik, fjala "strategji" u bë, le të themi, një nga më me popularitet në selinë në Bruksel të Aleancës. Vërtet, me afrimin e afatit të konfirmimit të dokumentit bazë të ardhshëm në samitin e nëntorit në Lisbonë divergjencat për sa i përket kuptimit të kësaj "strategjie të re" për ekspertët, politikanët dhe vet anëtarët e NATO-s mesa duket nuk mund të pakësohen. Këto ditë me përmbajtejen e idesë së "të urtëve", përpjekjet e të cilëve e frymëzuan ish Sekretaren e shtetit Madlen Albright, u njohën pjesëmarrësit rusë të mbledhjes së shkuar në Bruksel të Këshillit Rusi-NATO. Duke gjykuar nga komentimet, ata nuk vërejtën diçka të re kardinale në të ardhmen e "statutit" të Aleancës në Moskë. Element i vetëm i ri është vetëm deklarata e bërë këto ditë nga Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Andres Fog Rasmussen për shkurtimin e numrit të punëtorëve të strukturave pranë selisë dhe për reduktimin e pagës së bashkëpunëtorëve të saj. Qëllimi i kësaj është optimizmi i buxhetit të organizatës në lidhje me krizën. Ndërkaq, kjo ndodh në sfondin e rekomandimeve për partnerët në NATO, që të bëhen studime të hollësishme në vendin e vet të rezervave të ekonomisë, me qëllim që të mos lejohet ulja e aftësive luftarake të forcave të armatosura. Si dhe në sfondin e po atij kursi të mëparshëm në zgjerimin e mëtejshëm të rradhëve të bllokut ushtarak.  Këto ditë në Planin e veprimeve për antarësimin në NATO u bashkua Mali i Zi. Pak më parë në kuadrin e mbledhjes së komisionit NATO-Gjeorgji u deklarua edhe një herë për mbështetjen e "tërësisë territoriale" të këtij vendi dhe përpjekjet e saj për tu bërë anëtare e këtij blloku. Kurse gjatë vizitës së paradokohëshme në Bruksel të Ministrit të ri të mbrojtjes së Ukrainës Mihaill Ezhelja, Fog Rasmussen shprehu bindjen për atë, se Kievi edhe më tej do të mbetet parter "i sigurt" i Aleancës. Refuzimi zyrtar i autoriteteve të reja ukrainase nga kursi për hyrjen në NATO Serkretari i përgjithshëm, ka të ngjarë, nuk ka dëshirë ta përmendë. Ku qëndron thelbi i strategjisë së "re" të NATO-s? Dhe a ekziston vallë një gjë e tillë? Politologu dhe Kryeredaktori i revistës "Rusia në politikën globale" Fjodor Llukianov bën një vlerësim të rreptë: "Gjendja, në të cilën ndodhet NATO është konfuzion, shprehet eksperti. Ekzistojnë si minimum tre përfytyrime të papajtueshme për rolin dhe detyrat e kësaj organizate. Një është amerikan, që e konsideron atë instrument të politikës globale të SHBA-s. Përfytyrimi i Europës Perëndimore, i cili nuk do të marrë pjesë në "marshime të largëta". Dhe si përfundim, Europa Lindore, për të cilën rreziku kryesor është Rusia. Propozimet për doktrinën konsistojnë në përpjekjen për bashkimin e këtyre përfytyrimeve sëbashku. Dokumenti i "të urtëve" konfirmoi, se NATO po përjeton një krizë të rëndë. Perspektiva për kapërcimin e saj, të them të vërtetën, unë nuk shoh", u shpreh eksperti. A do të mundet vallë Brukseli të pajtojë të papajtueshmen? Sigurisht, një strategji e radhës e NATO-s, gjithsesi ka mundësi të shfaqet. Se sa do të ndikojnë mbi atë të rejat, është gjë tjetër.