0Shteti rus ka interes për inkurajimin e investimeve afatgjata të drejtpërdrejta, ndër të tjera nga jashtë shteti. Për këtë deklaroi Presidenti Dimitri Medvediev, duke marrë fjalën në Forumin Ndërkombëtar Ekonomik në Shën Peterburg. Ai njoftoi, se në Rusi që nga viti 2011 do të anulohet krejt tatimi për rritjen e kapitalit gjatë realizimit të investimeve afatgjata të drejtpërdrejta. Medvediev tha gjithashtu, se për qëllimet e tërheqjeve të investimeve shtesë në ekonominë e vendit i vë detyrë qeverisë të përpunojë idenë e krijimit të fondit special të investimeve, në të cilin mjetet shtetërore do të plotësohen me anë të kapitalit privat.