MPJ e Rusisë parashikon vështirësi gjatë ratifikimit të Traktatit të ri ruso-amerikan për reduktimin e Armatimeve Strategjike Ofensive (ASO). Për këtë deklaroi Zëvendës kreu i dikasterit të politikës së jashtme Sergei Rjabkov. Duam të përmendim, se presidentët e Rusisë dhe SHBA-s e nënshkruan Traktatin e ri mbi ASO më 8 prill në Pragë, i cili duhet të miratohet nga të dy dhomat e parlamentit rus dhe senati i SHBA-s. Rusia dhe SHBA-s kanë ndërmend ta ratifikojnë këtë marrëveshje në mënyrë sinkronike. Por në këtë rrugë ka shumë mundësi të hapen probleme të paparashikuara, që për të konkretizuar ato ne iu drejtuam Kreut të Komitetit për çështjet ndërkombëtare të Dumës Shtetërore Konstantin Kosaçov: "Çështjet kryesore janë mjaft të njohura. Ato kanë të bëjnë, së pari, me numrin e kapsollave dhe mbartësve, të cilat janë përpiluar në Traktat: se sa përkojnë këto nivele me detyrat e garantimit të aftësisë mbrojtëse, përmbajtjes dhe pashmangshërinë e përgjigjes goditëse. Ka dhe shumë çështje thjesht të karakterit teknik dhe sigurisht, politik. Le të themi, për atë, se sa dokumenti në fjalë merr parasysh shqetësimet e Rusisë në sferën e mbrojtjes antiraket, të cilën gradualisht po e zhvillojnë amerikanët. Por sipas pikëpamjes time, divergjenca të pashmangshme për ratifikimin nuk ka, pasi ai u përgjigjet interesave kombëtare të Rusisë. Ne e ndjejmë qëndrimin mjaft pozitiv ndaj këtij dokumenti në SHBA-s. Në qoftë se nuk do të ngatërroheshin pikëpamjet e luftës ndërpartiake, për përgatitjen e zgjedhjeve të nëntorit, atëherë vetvetiu dokumenti, unë jam i sigurt, do të kishte gjetur mbështetje të gjerë në senatin amerikan. Por, aktualish është koha e përgatitjes për zgjedhjet, të kundërqëndrimit të rreptë të partive demokratike dhe republikane. Dhe pikërisht këto, unë do të thoja, pikëpamje politiko-konjukturale mund të pengojnë ratifikimin e tij, që në thelb është dokumet cilësor. Ai nuk cënon as interesat ruse, as ato amerikane. Marrëveshje të tilla, pikërisht në sferën e stabilitetit strategjik mund të jenë vetëm të tilla", mendon Konstantin Kosaçov. I një mendimi të tillë janë edhe përfaqësuesit e larët të administratës së Barak Obamës, të cilët sipas mendimit të parlamentarit rus, kanë të gjitha shanset ti bindin senatorët amerikanë që të ratifikojnë Traktatin mbi ASO.