0KQZ i Rusisë do të dërkojë vëzhgues në Kirgistan në referndumin për Kushtetutën e re, i cili është planifikuar të zhvillohet më 27 qershor. Për këtë njoftoi në brifing Kreu i KQZ të Federatës Ruse Vladimir Çurov. Gjithsej do të dërgohen 36 veta, ndërkaq në rajonet jugorë ata do të shkojnë, në qoftë se atje nuk do të jetë gjendje e jashtëzakonshme, tha Çurov. Ai gjithashtu deklaroi, se Përfaqësuesi i KQZ i Federatës Ruse ka kohë që ndodhet në Bishkek në përbërje të misionit të OSBE-së. Pëveç kësaj, përfaqësuesit rusë konsultojnë kolegët e vet kirgizianë në lidhje me çështjet e garantimit të sigurisë në qendrat e votimit.