0Rusia duhet të bëhet bashkë-themeluesja e rregullit ekonomik botëror, deklaroi Presidenti i Federatës Ruse Dimitri Medvediev në Forumin Ekonomik Ndërkombëtar që po zhvillohet në Shën Peterburg. Ai mendon, se "gjatë këtyre 10 vjetëve të fundit Rusia duhet të bëhet vendi, ku mirëqënia dhe cilësia e lartë e jetës së qytetarëve të sigurohet jo nga tendenca mbi lëndët e para, por mbi bazë të burimeve intelektuale: ekonomisë inovatore, eksportit të teknologjive të reja dhe produkteve të veprimtarisë inovuese. Rusia duhet të bëhet vendi atraktiv ku do të synojnë të vijnë njerëzit nga e gjithë bota në kërkim të ëndrrës së veçantë dhe vetërealizimit të tyre, mendon Dimitri Medvediev.