0"Gazprom" është gati të reduktojë 84% të furnizimeve me gaz në Bjellorusi që nga data 21 qershor për shkak të borxhit të pashlyer, njoftoi përfaqësuesi zyrtar i "Gazprom-it" Sergei Kuprijanov. Për këtë u nënshkrua urdhëri përkatës i shtabit operativ për rregullimin  e situatës. Ndërkohë, Europa Perëndimore do të vazhdojë të marrë gazin rus në vëllimet e mëparshme edhe në rast të kufizimeve të furnizimeve me gaz në Bjellorusi.