Në intervistën e vet dhënë për gazetën amerikane "The Wall Street Journal" Presidenti i Federatës Ruse (FR) Dimitri Medvediev u shpreh rreth shumë problemeve ndërkombëtare. Ai nuk e zmadhon aspak kërcënimin e falimentimit të mundshëm të valutës së vetme europiane në sfond të një sërë ekonomive të dobëta, por dhe nuk e përjashton një rrezik të tillë. Aktualisht, në Europë ekzistojnë shtete me ekonomi të dobëta, por me valutë të fortë, gjë që nuk ka ndodhur kurrë në historinë e njerëzimit, në historinë ekonomike botërore sepse valuta mbart karakter nacional. Dimitri Medvediev shprehu shqëtësimin për mundësinë e shfaqjes së valës së dytë të krizës ekonomike: "Ne jemi tejet të interesuar në faktin, që në Europë të mbizotërojë satabiliteti. Së pari: sepse Rusia është një vend europian. Së dyti: rezervat tona valutore në ar janë ndarë midis disa shportave. Ato ruhen në dollarë, në euro, pjesërisht, në funtë sterlingë si dhe në disa valuta të tjera". Ndërkohë, Rusia shprehet e gatshme të mbështesë vendet europiane, që po përjetojnë vështirësi financiare nëpërmjet projekteve të përbashkëta, por jo me anë të rrugëve të infuzioneve financiare, deklaroi Presidenti i FR-së Dimitri Medvediev. Sipas fjalëve të tij "nga fakti se si shkojnë punët në kontinentin europian, në fund të fundit, varet dhe mirëqënia jonë, prandaj ne me shumë vëmendje po e ndjekim situatën. Ne kemi krijuar marrëdhënie të veçanta me të gjitha vendet europiane ndër të tjera dhe me ato vende të cilat aktualsiht ndodhen në një situatë të vështirë-dhe me Greqinë dhe me Spanjën dhe me Portugalinë. Dhe sigurisht, që ne do ta marrim parasysh këtë fakt. Por gjithësesi, unë mendoj, se masat kryesore të mbështetjes duhet ti ndërmarrë Bashkimi Europian", theksoi Presidenti Dimitri Medvediev. Ai vuri në dukje, se shpreson të diskutojë situatën ekonomike në vendet e BE-së me Presidentin e Francës Nikolai Sarkozi në forumin ekonomik ndërkombëtar që po zhvillohet në Shën Peterburg. Duke prekur rendin e ditës së negociatave të pritshme me homologun ameriakan Barak Obama, Presidenti i Rusisë tha, se ai personalisht do të donte ti vinte theksin bashkëpunimin ekonomik të këtyre dy vendeve. Gjatë këtyre kohëve të fundit Rusia dhe SHBA-ja arritën të rivendosin komunikimin e plotë dhe rezultate konkrete në zgjidhjen e një sërë problemesh ndërkombëtare. Për shembull, nënshkrimi i Traktatit të ri për shkurtimin e armatimeve strategjike ofensive.Dimitri Medvediev preku dhe një sërë problemesh të tjera ndërkombëtare. Ai, në veçanti shprehu besimin, se komunitetit europian i duhet të ndërtojë dialogun me Iranin madje të influencojë mbi të, por në asnjë mënyrë nuk duhet të krijojë probleme për popullin. Presidentit Dimitir Medvediev iu bë pyetja në lidhje me marrëdhëniet reciproke midis tij dhe ish kryetarit të shtetit-Presidentit, Kryeministrit aktual të vendit Vladimir Putin. Përgjigjia ndaj kësaj pyetjeje tingëlloi si më poshtë: nga pikëpamja formale, sigurisht që këto marrëdhënie kanë ndryshuar. Por kjo nuk ka aspak lidhje me marrëdhëniet e tyre personale, të cilat vazhdojnë të mbeten të mira dhe miqësore. Dimitri Medvediev pranoi gjithashtu, se ai se ka aspak të lehtë të ndodhet gjithmonë në gjendje të mirë shpirtërore. Kreun e shtetit e mërzisin jo vetëm problemet shtetërore, por edhe humbja e ndeshjes së futbollistëve rusë.