0SHBA-s janë mjaft të kënaqura nga ngrohja e marrëdhënieve me Rusinë dhe janë gati të vazhdojnë dialogun në një sërë drejtimesh të ndryshme. Për këtë deklaroi Ndihmës sekretari i shtetit për çështjet e Europës dhe Euroazisë Philip Gordon, duke marrë fjalën në vigjilje në përfaqësinë uashingtonase të fondit German Marshall në fjalimin për gjendjen e marrëdhënieve ruso-amerikane. Si shembull produktiv të bashkëpunimit ai përmendi votimin e fundit në Këshillin e Sigurimit të OKB-së në lidhje me Iranin. Sipas fjalëve të Gordonit, Uashingtoni shpreson të vazhdojë dialogun me Moskën në lidhje me çështjet e mospërhapjes dhe çarmatimit bërthamor.