Sberbanka e Rusisë pas një muaji e gjysëm do të fillojë të transportojë paratë e veta në konteinera të sigurt. Gjatë përpjekjes për të hapur një konteiner të tillë ndodh një shpërthim jo shumë i madh prej lënde ngjyruese, si rezultat i të cilit mbulohet 80 % e banknoteve. Teknologjia e re e mbrojtjes bën të mundur që të hiqen nga përdorimi makinat e blinduara dhe përdorimi i armëve. Një mënyrë e tillë për transportimin e parave përdoret në Francë.

Mungesa e skuadrës përfaqësuese të Rusisë në Kampionatin Botëror të futbollit nuk eliminon interesin e rusëve për skuadrën që do dalë në vend të parë. Javët e fundit përpara kampionatit u vërejt një kërkesë në rritje për televizora, shkruan botimi "Vedomosti". Tregu i televizorëve me ekran të sheshtë ishte më i madh në krahasim me vitin e kaluar. Që nga fillimi i majit janë shitur përafërsisht prej 40 % televizorë më shumë, se sa po kjo periudhë e vitit të kaluar 2009.

Çarohi-këpucë të buta të numrit 37 me majë të hollë u gjetën në shpellën Areni në Armeni. Ato i kanë përdorur paraardhësit tanë në vitet 3600-3500 para erës sonë. Këto këpucë janë gjetja më e hershme arkeologjike nga të gjithë ekzemplarët e këpucëve, të cilat u janë gjetur në territorin e Botës së Vjetër. Interesante është edhe ajo, se ato nuk kanë kurrfarë ndryshimi. Ato janë të bëra nga një copë lëkure, e përpunuar për shtresëne poshtme të shputës së këmbës. Këpuca ishte e mbushur me bar, si ne sot fusim gazeta në këpucë që të ruhet forma e tyre kur ato nuk përdoren.